VOA/ OBSH shpall linë e majmunit emergjencë globale shëndetësore

min lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit emergjencë shëndetësore globale, niveli më i lartë i alarmit që ngre kjo organizatë.

Shpallja si e tillë, synon në një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare dhe mund të zhbllokojë fondet e përpjekjet globale për të bashkëpunuar në ndarjen e vaksinave dhe trajtimeve ndaj sëmundjes.

Anëtarët e një komiteti ekspertësh që u mblodhën të enjten për të diskutuar rreth shpalljes ose jo të emergjencës, ishin të ndarë në vendimin e tyre, me nëntë anëtarë kundër dhe gjashtë në favor të shpalljes. Por vendimi përfundimtar i takonte drejtorit të Përgjithshëm të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Megjithëse shumica e ekspertëve ishin kundër zoti Tedros e shpalli vendimin gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Zoti Tedros i ka miratuar zakonisht rekomandimet e dhëna nga ekspertët, por disa burime thanë për agjencisë “Reuters” se ai ka të ngjarë ta kishte marrë vendimin për ta shpallur linë e majmunit një emergjencë globale, për shkak të shqetësimeve rreth niveli të përhapjes së rasteve dhe sasive të pakta në vaksina e trajtime.

Lawrence Gostin, profesor në universitetin Georgetown në Uashington, që ndjek nga afër çështjet që mbulon OBSH-ja, e mirëpriti vendimin duke e quajtur guxim politik nga ana e agjencisë.

“Mosshpallja si emergjencë, në këtë pikë, do të ishte një mundësi historike e humbur”, tha ai.

Këtë vit ka pasur më shumë se 16,000 raste të lisë së majmunit në më shumë se 75 vende dhe pesë vdekje në Afrikë.

Sëmundja virale, e cila përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin e puçra të mbushura me qelb, është ndeshur kryesisht tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj në rastet më të fundit të identifikuara jashtë kontinentit Afrikan./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritet paga për Joaquin Phoenix/ 20 milionë dollarë për të luajtur në Joker 2

Story i radhës

Katër vite pas mbidozës, rrëfehet Demi Lovato

Të fundit nga