VOA nxjerr detaje për arrestimin e ish-shefit të Policisë së Dhërmiut

min lexim

Në Shqipëri, policia njoftoi mbrëmjen e së enjtes së kishte arrestuar Sokol Boden, ish shef i Policisë në Dhërmi, i shpallur në kërkim që në vitin 2017 pasi dyshohej si bashkëpunëtor me grupin e Habilajve, të arrestuar në Itali për trafik të sasive të mëdha të marijuanës drejt këtij vendi. Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar më pas me 3 vite e 4 muaj burgim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Bode, dyshohet se kishte jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në arrati dhe kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në Shqipëri, në vendlindjen e tij, një fshat I Beratit ku dhe u arrestua. Ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimit të narkotikëve”

Bode dyshohet se lehtësonte veprimtarinë e trafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët kishte lidhje e madje është shfaqur dhe në foto në shoqerinë e tyre.

Ai është një nga tre drejtorët e policisë që vepronin në Vlorë, dhe që u akuzuan për lidhje me Habilajt, së bashku me ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, dhe ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Çela, i dënuar në mungesë, u vetdorëzua në maj të vitit 2020, ndonëse nuk i ka pranuar akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhje me Habilajt. Në shkurt të këtij viti Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Fillimisht në arrati dhe Kohila u vetdorëzua në dhjetor të vitit 2021. Ai është dënuar me 8 vite burgim./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani i Ilir Dajës ka siguruar kualifikimin në fazën “Play-off” të Ligës së Konferencës

Story i radhës

Zbulojnë se janë vëlla e motër, shihni takimin e tyre emocionues

Të fundit nga