VOA/ Mbështetësit e ish kryeministrit Berisha plotësojnë kryesinë

min lexim

Në Tiranë, mbështetësit e ish kryeministrit Sali Berisha, të mbledhur në grupin për rithemelimin e Partisë Demokratike, zhvilluan sot zgjedhjet për kryesinë e partisë një javë pasi rizgjodhën si kryetar zoti Berisha.

Ndër kandidaturat për anëtarë kryesie bien në sy rikthimi i disa politikanëve demokratë, të njohur qysh nga themelimi i kësaj partie.

Ndërkohë, zoti Berisha deklaroi sot në fjalën para mbështetësve të tij se qëllimi kryesor mbetet rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Rama dhe i gjithë atyre që korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike i mbulojnë me propagandën pro-amerikane.

Zoti Berisha dhe familja e tij është përcaktuar nga Departamenti amerikan i Shtetit si persona të papërshtatshëm për të vizituar SHBA për shkak të korrupsionit domethënës dhe cënimit të demokracisë.

Diplomatët amerikanë kanë deklaruar se nuk do të komunikojnë me zotin Berisha dhe as me Partinë Demokratike, nëse ai kthehet në krye të saj. Asnjë delegacion nga Uashingtoni nuk e ka takuar atë pasi u shpall non grata.

Një grupim tjetër në Partinë Demokratike, drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, kanë bërë padi në gjykatë lidhur autoritetin drejtues të kësaj partie.

Zoti Alibeaj po negocion me socialistët lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri dhe takohet normalisht me diplomatë amerikanë dhe delegacione nga SHBA./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E ndoqi me Audi A7, “zbardhet” dosja e prokurorisë për vrasjen e bujshme në Ferizaj të kryer nga vëllai i reperit

Story i radhës

74-vjeçarja detyrohet të largohet nga qyteti lindor i Ukrainës: Është më mirë të më vrasin

Të fundit nga