VOA: Luftanijet amerikane kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit

min lexim

Dy anije luftarake amerikane kaluan përmes ngushticës së Tajvanit të dielën, në udhëtimin e parë të tyre të bërë publik që kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, në fillim të muajit gusht.

‘USS Antietam’ dhe ‘USS Chancellorsville’ kryen një lundrim rutinë njoftoi Flota e 7-të amerikane.

Kina ka kryer shumë stërvitje ushtarake në ngushticë në një përpjekje për të ndëshkuar Tajvanin pas vizitës së zonjës Pelosi në ishullin e vetëqeverisur pavarësisht kërcënimeve të Pekinit.

Kina ka dërguar një numër të madh anijesh luftarake në ngushticën e Tajvanit dhe ujërat përreth tij. Po kështu ka gjuajtur me raketa me rreze të gjatë veprimi si dhe ka fluturuar avionë luftarakë të afërsi të ishullit.

Pekini e sheh ishullin si pjesë të territorit të vet dhe kundërshton çdo vizitë nga zyrtarë të qeverive të huaja.

Shtetet e Bashkuara i dërgojnë rregullisht anijet e saj nëpër ngushticën e Tajvanit si pjesë e atyre që Uashingtoni i quan manovra në kuadër të lirisë së lundrimit.

Ngushtica 160 kilometra e gjerë ndan Tajvanin nga Kina./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Feston Eintrachti i Frankfurtit

Story i radhës

Osmani: Maqedonasit në Shqipëri nuk do të bullgarizohen

Të fundit nga