VOA: BE ndalon mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik, shkak dezinformimi mbi Ukrainën

March 2, 2022
1 minut lexim

Mediat ruse të kontrolluara nga shteti sikurse RT dhe Sputnik do të ndalohen në Bashkimin Evropian. Shkak për vendimin që hyri menjëherë në fuqi janë bërë fushatat e dezinformimin sistematik që këto dy media transmetojnë lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës. Vendimi që u njoftua të mërkurën shihet si një masë e paprecedentë.

Kjo do të thotë që operatorët televizivë evropianë do të ndalohen të transmetojnë, lehtësojnë ose të kontribuojnë në shpërndarjen e çdo përmbajtjeje të televizioneve të RT-së dhe Sputnik-ut.

Gjithashtu do të pezullohen edhe licencat e transmetimit ose marrëveshjet e autorizimit, transmetimit dhe shpërndarjes të nënshkruara mes dy kompanive dhe homologëve të tyre të BE-së. Ndalimi zbatohet për degën angleze të RT-së dhe transmetimet e saj në Britani, Gjermani, Francë dhe Spanjë.

“Manipulimi sistematik i informacionit dhe dezinformimi nga Kremlini zbatohet si një mjet operacional në sulmin e tij ndaj Ukrainës”, thuhej në një deklaratë të shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell. “Ai përbën një kërcënim domethënës dhe të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike të Bashkimit Evropian”.

Kompania Meta që ka në pronësi Facebook-ut, Google, YouTube dhe TikTok kanë bllokuar tashmë qasjen e RT-së dhe Sputnik-ut në BE. Twitter-i bëri gjithashtu të ditur se do të pajtohet me ndalimin e vendosur nga BE-ja./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski emëroi Fërçkoskin për ambasador në OKB

Story i radhës

OKB ndëshkon Rusinë, Basha: Një ditë historike për paqen, bota e bashkuar në krah të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë