VMRO: Zaev tha se përkrahin hapjen e qendrave bullgare, Kovaçevski shtiret sikur kundërshton!

1 minut lexim

Partia opozitare VMRO ka publikuar një video ku shihet ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili gjatë një interviste në një televizion bullgar, duke iu drejtuar në radhë të parë publikut bullgar, por edhe atij maqedonas, tha se i përkrahin hapjen e shoqatave bullgare, kudoqofshin.

“Këtë e ka deklaruar në gjuhën maqedonase, ndërsa fillimisht Zaev është përpjekur të flasë bullgarisht, duke e poshtëruar kombin. Kur gënjen LSDM? Kur Kovaçevski thotë se partia bazohet në luftën nacionalçlirimtare të shtetit, apo Zaev kur thotë se nuk ka pasur fashistë, por administratorë bullgarë?”, ka vlerësuar partia opozitare maqedonase. /SHENJA/

Burimi: TV Shenja

Story i mëparshëm

Ish-portieri i Interit, i bindur

Story i radhës

Shaqiri: Pandemia nxiti digjitalizimin në arsim, nëse kthehet mësimi online tani do e kemi më të lehtë

Të fundit nga