“VMRO-vcat ditën flejnë, natën bëjnë zullum”

July 10, 2023
1 minut lexim

Nga Destan JONUZI

Më ka rastisë që gjatë punës si gazetar të takojë njerëz të kategorive të ndryshme. Në raport me politikën kam takuar e biseduar me shumë njerëz, zyrtar, funksionar, militant, euforik e patetik. Ndërsa në raport me VMRO-DPMNE-në, ajo që më ka mbetur në kujtes nga një plak mjekër bardhë me emrin Zylbehar është se: “Këto të VMRO-së ditën flejnë me babën, e natën bëjnë zullum”!

Zhvillimet e fundit në qytetin e Shkupit, por edhe aktualiteti politik edhe njëherë ma solli në kujtes atë plakun bujar mjekërbardhë, që jeta e kishte kalitur të jetë gjithnjë realist e pragmatik.

Po nejse!

Përskaj zullumit, VMRO-ja dhe Hristijan Mickoskit kanë vendosur që të izolohen në përallën dhe tregimin e tyre për një Maqedoni me përcaktim strategjik ka Budabesti! Për një rrugë tjetër nga ajo drejt BE-së, e që është ajo drejt Moskës.

VMRO dhe Mickoski tanimë kanë vendosur që dialogun politik ta bëjnë me veteveten, pasi që kanë vendosur të ndërpresin komunikimin me pushtetin, me partitë shqiptare ka kohë që nuk e kanë në terezi.

Përskaj kësaj VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë as thirrjet e SHBA-së, BE-së, si dhe shteteve mike të Maqedonisë së Veriut për të votuar për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në mënyrë që shteti të mund të ecë pa pengesa në rrugën e tij drejt integrimeve evropiane.

Mickoski nuk dëshiron t’i flasë më kërkujt!

Ai tashmë i ka “konsumuar” të gjithë bashkëbiseduesit dhe praktikisht po izolohet politikisht. Për momentin, situata në parti nga njëra anë dhe në grupin parlamentar nga ana tjetër është ende e paqartë.

Na presin ditë të nxehta sepse praktikisht i humbi të gjitha mundësitë për një lloj kompromisi me qeverinë. Edhe më tutje priten lëvizje nga disa deputetë…! Por, a thua do arrihet suksesi…!

Ky vendim infantil, joserioz dhe i papërgjegjshëm i Mickoskit mund të shkaktoi një krizë politike, nga e cila nuk do të përfitojë absolutisht askush, përveç ndoshta palët të treta armike të integrimit të Maqedonisë së Veriut – dhe kjo sidomos nëse, hyjmë në një “skenar bullgar” parlamentar!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania thotë se do të shpallë “paketa të reja mbështetëse” për Ukrainën në samitin e NATO-s në Lituani

Story i radhës

Stil dhe sharm, dy artistë, vëlla e motër

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë