VMRO – Partia Popullore e ish-Kryeministrit, Lubço Georgievski, ka reaguar lidhur me shënimin e Betejës së Kumanovës.
VMRO-PP, përmes reagimit, thotë se dikush bën revizionin e historisë, me rastin e shënimit të 112-vjetorit të Betejës së Kumanovës tek përmendorja Zebërnjak, ku ka marrë pjesë edhe Zv/Kryeministri I Qeverisë, Ivan Stoilkoviq.
“Ishim dëshmitarë kur Maqedonia jonë kremtonte nisjen e ngjarjes më tragjike të historisë së saj, ndarjet ballkanike të Maqedonisë. Me prezencën e Nënkryetarit të Qeverisë që zyrtarisht prezanton shtetin, me prani të flamurit maqedonas dhe eprorëve maqedonas edhe një herë ishim dëshmitarë të nënçmimit të një shteti që kremton okupimin. Para 10 viteve kur Kryeministri Nikola Gruevski, për herë të parë, promovoi kremtimin në Zebërnjak, menduam se do të jetë vetëm një akt, por doli që këto kremtime të bëhen cdo vit dhe jo vetëm të Betejës së Kumanovës, por u zgjeruan edhe në Betejën e Bregalnicës, Betejës së Kajmakçalanit, gjithë kjo e shoqëruar me rikonstruimin e përmendoreve, të cilët nga viti 1918 deri në 1941 dinastia e Karagjorgjeviqit I ka bërë në “Banovinën” e Vardarit” – thuhet në reagimin e VMRO-PP.
Në të gjiha këto manifestime në territorin maqedonas, sic thuhet në komunikatë, përfaqësuesit zyrtar serb në vend të emrit Maqedonia përdorin termet “Serbia e Vjetër”, “Serbia Jugore” dhe “Mbretëria Jugosllave” dhe flasin për çlirimin e “tokave serbe” dhe të popullit serb.
“VMRO-PP haptazi pyet Qeverinë e RMV-së, AMSHA-në dhe Institutin për Histori Kombëtare, kur dhe kush bëri këtë rishikim të historisë maqedonase? Duam ta dijmë nëse ka patur komision historik dhe cilët historian kanë marrë pjesë në këtë ndryshim të qartë të historisë zyrtare maqedonase. A ka marrëveshje për këtë, kur janë nënshkruar? Kërkojmë të publikohen dhe duam ta dijmë se cfarë përfiton Maqedonia nga kjo” – thuhet në komunikatën e VMRO-PP. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN