VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ndërtojnë kryqin gjigand në Shkup

April 17, 2022
1 minut lexim

Në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, mbrëmjen e djeshme ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.5 metra, informon desk.al

Kryqi do të jetë i dyti me gjatësi në Shkup, pas atij në Vodno.

Ideja për vendosjen e kryqit, siç thotë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit.

Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri.

“Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’. Jam i bindur se do të jetë e dashur për banorët tanë, se do të jetë destinacion atraktiv për turistët”, ka deklaruar kryetari Gjorgjievski.

Kryqi duhet të jetë gati për tre muaj e gjysmë.

Vlenë të theksohet se tashmë me komunën e Kisella Vodës drejton VMRO-ja e cila është në koalicion me ASH e Ziadin Selës në qytetin e Shkupit dhe Gostivar, me Lëvicjen Besa të Bilall Kasamit në Tetovë si dhe me Levicën e Apasievit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kam një vit që bëj seks me një koleg, por kam filluar të ndihem e përdorur”

Story i radhës

KBF Junior 06 Moni Bau në Play – Off

Të fundit nga

ShkoLartë