Këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Aneta Markovska Ilievska, në konferencën e sotme për media ka akuzuar se 10 milionë euro të dedikuara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” janë bllokuar për shkak të paaftësisë së kryetares Danela Arsovska, përcjell TV21. Ky projekt kapital, i cili duhet të lehtësojë trafikun në pjesën nga Vizbegu deri te unaza, është i një rëndësie të madhe për Shkupin, por sipas Markovska Ilievskës, projekti nuk ka filluar, edhe pse bulevardi është paraparë të jetë gati deri në shkurt të këtij viti.
“Truri i të paaftës Arsovska, padyshim që nuk funksionon në atë drejtim se si të përfundojnë projektet për të mirën e qytetarëve. Mesa duket për Arsovskën kanë rëndësi vetëm kalkulimet personale, ose sipas informacioneve në opinion paratë në vend që për bulevardin janë përdorur për qëllime të tjera, për të njëjtin janë bërë tenderë për përzgjedhjen e kompanive që do ta ndërtojnë, edhe pse ka institucione që merren me këtë. Përderisa Arsovska nuk i përdor paratë që ka në llogari për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, Qeveria ndau mjete për 270 projekte për të gjitha komunat në Maqedoni me vlerë prej rreth 4 miliardë denarë, që është vetëm vala e parë e investimeve në komuna”, tha Aneta Markovska Ilievska.
Burimi: TV21