Përderisa VMRO-DPMNE-ja fton pushtetin të tregohet e logjikshme dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë, partitë në pozitë thonë se janë të fokusuar diku tjetër. Për kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, zgjedhjet lokale në tre komuna gjatë verës dëshmuan se opozita nuk ka mbështetje.
“Zgjedhje të do ketë në vitin 2024 dhe ata do të jenë të rregullta sepse ai është termini i rregullt. Ka kaluar koha kur në shtet bëheshin zgjedhje çdo vit vetëm për shkak se dikush dëshiron të zbatojë agjendën e vete politike. Dua po ashtu ta porosis opozitën e cila thotë se ikim nga zgjedhjet. Askush nuk ikën nga zgjedhjet sepse kishim zgjedhje në gusht dhe ata nuk u paraqitën në publik pesë ditë sepse nuk dinin ç’të thonë për rezultatet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
E për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, energjia duhet të drejtohet tek eurointegrimet.
“Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë. Mendoj se para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme. Ne kemi filluar skriningun dhe duhet të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE. Në këtë proces duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe ardhmërinë e gjeneratave”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme prej kohësh. Në mbledhjen e fundit të organeve të partisë, ata konfirmuan se duan zgjedhje në pranverë të vitit që vjen. Partia e Hristijan Mickoskit thotë se synon që në zgjedhjet e ardhshme të marrë 61 deputetë.(Alsat)
Burimi:________