VMRO-DPMNE: Qeveria po bën presion mbi mësuesit

April 21, 2022
1 minut lexim

Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i trajton mësuesit në mënyrë mafioze. Ushtron presione dhe kërcënime të paturpshme në stilin e merr ose lëre dhe në të njëjtën kohë i kërcënon ata. Kjo është matrica e kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.

“Greva e mësuesve është e justifikuar dhe kërkesat e tyre janë legjitime dhe të bazuara në marrëveshje kolektive.

Fakti që qeveria i trajton me injorancë është rezultat i shkëputjes së elitës në pushtet nga realiteti.

Ofrojnë rritje rrogash që nuk mjaftojnë as për dy ditë pazar për ushqimet bazë në marketet e vendit. Inflacioni e ka ngrënë standardin. Vetëm në muajin mars ajo është 8.8%, vaji i gatimit është rritur për 100%, buka për 110%, karburantet me rreth 80%, energjia elektrike me 30% etj. Por milionerët në pushtet nuk ndihen kështu dhe prandaj sillen kështu.

Qeveria nuk ka para për mësuesit që marrin pak diçka mbi pagën minimale, kurse në të njëjtën kohë shpenzojnë miliona denar për lule, fëstëkë, automjete zyrtare dhe shërbime hoteliere. Prandaj populli është i inatosur”, tha VMRO-DPMNE.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manchester United ka gati kontratën për Erik ten Hag

Story i radhës

Kurthe të mendjes, si të mbroni veten: Kujdes nga këto të treja

Të fundit nga

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë