VMRO-DPMNE për listën e zezë të SHBA-ve/ “Është koha që Maqedonia të pastrohet nga korrupsioni”

Vendosja e biznesmenit Daka në listën e zezë të SHBA-ve është konfirmim i qëndrimeve të VMRO-DPMNE-së se zyrtarë të lartë të pushtetit në Maqedoni janë të përfshirë në korrupsion, deklaroi sot nënkryetari i partisë opozitare Aleksandar Nikoloski, duke kujtuar aferën “SHIK Jellak” gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë së Partice Popullore Evropiane – “Duke e bashkuar të ardhmen, brezi i ri dhe Ballkani Perëndimor”.

“Ashtu si deri më tani, atë që kam bërë deri më tani për shumë afera korruptive, do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen për të gjithë ata që kam njohuri, sepse mendoj se është koha që Maqedonia të pastrohet nga korrupsioni. Këta të rinj që janë këtu në konferencë duan ta shohin Maqedoninë dhe rajonin dhe Europën më mirë se sa shohim sot.”- deklaroi Aleksandar NIkoloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Finlanda akuzon Rusinë se po përpiqet ta destabilizojë përmes hyrjes së emigrantëve të parregullt

Story i radhës

Kuvendi mohoi se do ketë përforcime, ironizon Bardhi: Lindita nuk jep urdhëra, vetëm i zbaton

Të fundit nga