VMRO-DPMNE: Pendarovski po të mos ishte President nuk do të jetonte në Maqedoni

1 minut lexim

KANDIDATURA E STEVO PENDAROVSKIT

Zyrtarizimin e kandidaturës për president, të Stevo Penmdarovskit e kanë komentuar nga VMRO-DPMNE. Deputeti Mile Lefkov, ka thënë se Pendarovski disa vite më parë vetë ka deklaruar se po të mos ishte në president nuk do të jetonte në Maqedoni. Nga VMRO e akuzojnë Pendarovskin se derisa ai është president dhe vendi qeveriset nga pushteti aktual, qytetarët gjithnjë e më shumë largohen për shkak të varfërisë.

“Kjo deklaratë e Pendarovskit pasqyron realitetin e trishtë që jetojnë qytetarët të cilët luftojnë çdo ditë me këtë pushtet që e vendosi në postin e presidentit. Tani i njëjti Pendarovski, i cili pranon se me te, LSD-në dhe BDI-në nuk ka kushte për jetesë në Maqedoni, dëshiron të jetë sërish president, dhe të bëhet shkak për emigrimin e dhjetëra mijëra bashkëqytetarëve tanë. Stevo Pendarovski nëpërkëmb dinjitetin e popullit dhe të shtetit. Është koha për t’i thënë Pendarovskit, se maqedonasit nuk do të shpërngulen më, është koha ai të shpërngulet nga Vodno”, deklaroi Mile Lefkov./tvklan.mk

Story i mëparshëm

Selena Gomez me fjalë të mëdha për Dua Lipën: Është një ikonë

Story i radhës

Fundjava rikthen “Abissnet Superioren”

Të fundit nga