VMRO-DPMNE: Ne i gjetëm shtetit gaz për 850 euro për m3 ndërsa Qeveria shkoi e bleu për 1950 euro për m3

December 24, 2022
1 minut lexim

Shkup, 24 dhjetor – VMRO-DPMNE përmes një konference për media, kanë akuzuar Qeverinë se kanë blerë gaz me çmim prej 1950 eurove, ndërsa VMRO-DPMNE u kishte gjetur madje për 850 euro, informon Zhurnal.

 

Sipas tyre, Qeveria nuk e ka marë parasysh ndihmën e VMRO-së por kokë në vete kanë blerë gaz dyfish më të shtrenjtë.

Nënkryetarja e VMRO-së, Gordana Dimitrieska Koçoska shprehet se në vendin tonë po paguhet madje deri në 1950 euro për 1000 metra kub gaz, ndërsa çmimi mesatar me të cilën është blerë nga fillimi i sezonës ngrohëse, është 1560 euro.

Sipas saj, Qeveria për inatë nuk e ka pranuar ofertën e tyre, dhe kështu paaftësia e tyre ka dalë në sipërfaqe./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qëllohet për vdekje futbollisti 22-vjeçar

Story i radhës

Karius dhe Leotta shijojnë…

Të fundit nga

ShkoLartë