VMRO-DPMNE: Me nënshkrimin e Protokollit, çështjet bilaterale u bënë kusht në negociatat me BE-në

Prej dje filloi asimilimi i Maqedonisë sipas modelit bullgar, gënjeshtrat të cilat me javë i plasuan Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq dje dolën në sipërfaqe. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Me nënshkrimin e Protokollit të djeshëm mes Maqedonisë dhe Bullgarisë edhe zyrtarisht, çështjet bilaterale mes dy shteteve u bënë kusht në negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Ndryshimi i librave, ndryshimi i historisë, mosnjohja e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe fshirja e kulturës janë tradhtitë të cilat i nënshkroi dje Bujar Osmani në emër të tradhtarit Dimitar Kovaçevski.

Konfirmim zyrtar për këto çështje erdhi edhe nga MPJ-ja bullgare, ku qartë dhe zëshëm tha se për Bullgarinë e cila është anëtare e BE-së, gjuha maqedonase është e papranuar. Njejtë vetë osmani dje zëshëm tha se Bullgaria mund ta bllokojë çdo hap në negociatat me BE-në nëse nuk ndryshohen librat shkollorë të historisë apo ndërkaq për ndonjë personalitet historik nuk shkruhet siç kërkon pala bullgare.

Është gënjeshtër e larme konstatimi i Osmanit se për çdo çështje do të ketë reciprocitet, përkundrazi, Maqedonia nuk ka kurfarë kërkesash ndaj Bullgarisë lidhur me historinë apo kulturën, por Bullgaria dëshiron bullgarizim të plotë të popullit maqedonas dhe historisë dhe identitetit të tij. Maqedonia me këtë protokoll do të japë, pa marrë asgjë.

Kjo do të thotë se Maqedonia nuk do të përparojë në negociatat me Bashkimin Evropian pa bullgarizim dhe asimilim.

Debakël i plotë dhe tradhti për popullin dhe shtetin maqedonas. Të vetmit që fitojnë nga ky proces janë Shqipëria dhe Bullgaria. Shqipëria me fillim të vërtetë të negociatave, ndërsa Bullgaria me bullgarizim dhe asimilim të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE do të punojë në mënyrë aktive në këtë proces përmes bllokimit të plotë të ndryshimeve kushtetuese, si dhe përmirësimin dhe heqjen e pjesëve të dëmshme nga korniza negociuese dhe Protokolli.

Këto tradhti nuk do të mbeten të pandëshkuara. Për tradhti ndaj popullit, përgjigjet. Ndërkaq, tradhtarët nga LSD-ja antishtetërore do të përgjigjen dhe do të vuajnë burgun.”, thuhet në kumtesen e VMRO-DPMNE-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama përsëri i del në mbrojtje Vuçiqit – ja si pergjigjet kur e pyesin për mosvendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë!

Story i radhës

​Lewa: Shpresoj ta harrojë atë që më ndodhi te Bayerni

Të fundit nga