VMRO-DPMNE: Maqedonia me fshatra pa të rinj!

Në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ekipe të VMRO-DPMNE-së kanë qëndruar në disa lokalitet rurale të vendit, njofton KlanM.

Një delegacioni i udhëhequr nga Forumi Rinor i kësaj partie ka qëndruar në rajonin e Negotinos në lindje të vendit. Të rinjtë e opozitës, sic njofton KlanM, shprehen të zhgënjyer nga fshatrat e zbrazur dhe pa të rinj.

“Banoërt të më moshuar të këtyre vendeve thonë se në të ardhmen nuk do të ketë kush t`i punojë tokat. Këtu jemi për të dhënë shpresë njerëzve, të rinjve se këto vende nuk do të harrohen. Së shpejti do të ketë perspektivë për të rinjtë” – tha Sergej Popov.

VMRO-DPMNE ka zgjidhje për problemin e migrimit – është shprehur Gordan Dimitrieska Koçoska gjatë aktivieteve në terren në shumë vendbanime të Njësisë së 6-të Zgjedhore.

“Nga njëra anë kemi sjelljen e papërgjegjshme të Qeverisë, kurse nga ana tjetër, varfëri, s`ka investime, s`ka vende të reja pune, s`ka libra, s`ka shëndetësi dhe ka largime masive nga të rinjtë për shkak të mungesës së perspektivës” – tha Gordana Dimitrievska Koçoska.

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, njoftoi se në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, të martën në Tetovë do të organizohet një tribunë me temën e largimit të të rinjve ku kjo parti do të propozojë politika kundër eksodit.

Story i mëparshëm

Analiza e REL: Pa sukses në fushëbetejë, ndihmat për Ukrainën mund të vihen në rrezik

Story i radhës

Rreth 1,7 milion njerëz morën pjesë në tubimin e fushatës së Erdoganit në Stamboll – këto janë fjalët që ua tha ai të pranishmëve

Të fundit nga