VMRO-DPMNE: LSDM refuzon që mësimdhënësit të kenë paga më të larta

VMRO-DPMNE akuzon partinë në pushtet LSDM se po refuzon rritjen e pagave në sektorin publik, dhe rritjen e pagave në arsim.

“VMRO-DPMNE përmes amendamente të Ligjit për pagën minimale në Kuvend ka kërkuar që pagat në sektorin publik të harmonizohen dhe të vijnë me koeficient të kompleksitetit të vendeve të punës. Kjo do të respektojë Marrëveshjen Kolektive në arsim. Me atë propozim, mësimdhënësit do të marrin paga deri në 45 mijë denarë, ndërsa do të ketë paga më të larta për personelin administrativ dhe teknik.

LSDM po ikën nga ngritja e pagave në sektorin publik dhe është hipokrite me edukatorët.

Nëse Kovaçevski është i sinqertë, do ta përkrahë propozimin e VMRO-DPMNE-së.

Kovaçevski dhe LSDM deri më tani kanë treguar se janë hipokritë dhe kanë refuzuar propozimin për rritjen e pensioneve për 20%”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rifunksionalizohet aplikacioni që njofton në kohë reale për qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban

Story i radhës

Rrëfimi për helmimin e nxënësve në pranverën e vitit ‘90

Të fundit nga