VMRO-DPMNE kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm

-ads3-

VMRO – DPMNE kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Deputeti i kësaj partie, përcjellë KlanM, Dragan Kovaçaki ne seancën e sotme për pyetje deputetësh, pyeti kryeministrin Dimitar Kovaçevski se kur do të shkarkojë Spasovskin, pasi thotë se, në vend sundon parimi i pandëshkueshmërisë dhe të shtënat janë bërë përditshmëri.

“Pothuajse 20 vrasje vetëm në territorin e Shkupit nuk janë zbardhur nga MPB në mandatin e Spasovskit i cili më 11 nëntor do të mbush tetë vite të plota si ministër i Punëve të Brendshme. Sërish, për të disatën herë, policia nuk ka vepruara në mënyrë preventive dhe aspak nuk ka reaguar në publikimet përkatësisht vrasjen e paralajmëruar në rrejte sociale. Njëjtë sikurse edhe në denoncimet e gruas nga Koçani e cila gjatë gjithë kohës ka denoncuar se është kërcënuar me vrasje dhe në fund është therur para shtëpisë së saj”, tha Dragan Kovaçki.

Por, Kovaçevski tha se nuk do të kërkojë shkarkimin e ministrit Spasovski, pasi ka dëshmuar rezultat në performancat e MPB-së dhe nivel të lartë profesional të ministrisë.

“Të gjitha numrat që janë të qasshme publikisht në raport me identifikimin e veprave kriminele në shtet nga të gjitha llojet, të cilat nuk janë në një nivel shumë më të lartë nga ajo që kanë qenë në vitet e mëparshëm, si dhe në raport me ballafaqimin me lloje të ndryshme të krimit, që gjithashtu janë në një nivel shumë më të lartë se sa në të kaluare, janë dëshmi se bëhet fjalë për ministër dhe për ekipin e tij, të cilët punojnë në një nivel të lartë profesional”, tha Dimitar Kovaçevski.

Pas përgjigjes së marrë, deputeti i VMRO-së akuzoi kryeministrin se vazhdon të mbrojë krimin e institucionalizuar nën ombrellën e Spasovskit. Sipas tij, MPB ka humbur kapacitetet të përballet me krimin dhe policia nuk ka autoritet sepse siç tha, kriminelët kanë autoritet ndaj ministrit të brendshëm.

Story i mëparshëm

Xhuliana Nura: Çka po bëhet me jetën time

Story i radhës

LIVE: “Tronditet” Rusia, përjetoi humbje të mëdha në këtë pjesë/ ISW: Dështimet do t’i kushtojnë shumë

Të fundit nga