VMRO-DPMNE kërkon seancë urgjente për uljen e çmimeve të derivateve dhe produkteve ushqimore

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtërije të Maqedonisë” sot ka dorëzuar kërkes të kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për caktimin urgjent të seancës në të cilën në rend dite do të jetë ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për akciza.
“Kërkojmë që kjo seancë të thirret sa më shpejtë ngase çdo minutë që kalon, pasi Qeveria vendosi që të mos vazhdojë masat antikrizë për derivatet dhe produktet themelore, paraqet golgotë për qytetarët. Qeveria duke e ditur se çfarë dëmi do të shkakton me shfuqizimin e masave antikrizë shkaktoi rritje enorme të çmimit të derivateve dhe produkteve themelore”, ka thënë Micevski.
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dje dorëzuan dy ligje me të cilat akcizat për derivatet do të përgjysmohen dhe TVSH-ja do të jetë 5% nga 18% sa janë për momentin, ndërsa produktet ushqimore do të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Sërish rritje, çmim rekord i dizelit në Maqedoni

Story i radhës

Ukraina kërkon ndihmën e OKB-së për eksportet e drithërave

Të fundit nga