VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministres së Kulturës, Bisera Stojçevska

August 7, 2022
1 minut lexim

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të insistojë se deklarata e Ministres së Kulturës ishte skandaloze, prandaj kërkojnë dorëheqjen e saj, shkruan Alsat.

Zëdhënësi i kësaj partie, Dimçe Arsovski, thekson se kjo është një censurë ndaj krijimtarisë dhe e njëjta bëhet në harmonizim me Protokollin që e ka nënshkruar Qeveria e Kovaçevskit.

“Bisera Stojçevska për të tretën ditë me radhë as nuk u kërkon falje qytetarëve dhe as nuk ka për qëllim që të ofrojë dorëheqje. Duke u vendosur në rolin e “vëllait të madh” sikur në librin e Orvellit të vitit 1984, Stojçevska dëshiron të diktojë dhe të censurojë artistët se çfarë guxojnë të shkruajnë në veprat e tyre dhe çfarë jo”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM kanë theksuar se opozita po bën një interpretim arbitrar të deklaratës së ministres dhe se politikat e zbatuara në kulturë po inkurajojnë lirinë e shprehjes artistike.

Reagimet vijojnë pas deklaratës së ministres së Kulturës të dhënë pak ditë më parë, e cila duke u përgjigjur ndaj pyetjes, nëse mund të censurohen veprat të cilat nuk do të jenë në vijë me rregullat për shmangien e gjuhës së urrejtjes, ka theksuar se autorët në të ardhmen duhet të botojnë përmbajtje më argëtuese për publikun dhe jo t’i kthejë ata prapa në kohëra të zymta.

Lidhur me këtë deklaratë kanë reaguar edhe disa artistë. Por Ministrja e Kulturës në mënyrë shtesë sqaroi se asnjë projekt nuk do të censurohet për aq kohë sa do të jetë në krye të dikasterit të kulturës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligjet ruse vënë në shënjestër kundërshtarët e luftës

Story i radhës

Xhepat plot, 5 shenjat e Horoskopit që do t’i tërheqin paratë si me magnet

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë