VMRO-DPMNE: Ekonomia në kolaps!

min lexim

VMRO-DPMNE vlerëson se ekonomia është në kolaps, pikërisht për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.

“Rritja e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit 2022 është dy herë më e ulët krahasuar me Serbinë dhe Kosovën dhe gati tre herë më e ulët në krahasim me Shqipërinë. Fatkeqësisht, ky trend vazhdon prej disa vitesh, çka tregon se sa të këqija janë politikat ekonomike të qeverisë. Nëse kësaj i shtohet një nga normat më të larta të inflacionit, atëherë kemi një pamje të plotë të situatës katastrofike ekonomike. Nevojat bazë të jetës, si buka dhe vaji i gatimit, janë rritur me 100%.

Për shkak të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së LSDM-së dhe Kovaçevskit, Maqedonia është një nga vendet më të korruptuara në Evropë, të cilën investuesit e huaja e shmangin. Rreth gjysmë milioni banorë jetojnë në varfëri me vetëm 150 denarë në ditë, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë mbyllur 4000 ndërmarrje. Populli mezi ia del të kalojë muajin, qeveria luksozohet me takëme floriri, lule, shërbime hotelierike, automjete të reja zyrtare ose organizon tendera e blerje publike për të mbushur xhepat privatë. Kjo është pasqyra e vërtetë e ekonomisë maqedonase që po e fsheh LSDM. Të gjithë zyrtarët në LSDM nuk i besojnë popullit të uritur.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Ekonomia është e qëndrueshme, rrogat po rriten

Story i radhës

Grubi: BDI po rritet, më e madhe se të gjitha të tjerat bashkë

Të fundit nga