VMRO-DPMNE: Drejtori i protokollit në MPJ që ngatërroi flamujt, është avancuar si ambasador në Moskë

November 1, 2022
1 minut lexim

VMRO-DPMNE e ka akuzuar ministrin për Punë të Jashtme Bujar Osmani, se e ka gënjyer opinionin në lidhje me shkarkimin e drejtorit të protokollit.

Nga kjo parti thonë se shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk është dorëhequr për shkak të ngatërrimit të flamurit të Sllovenisë me atë të Sllovakisë, por për shkak se i njëjti është avancuar si ambasador në Moskë.

Këto reagime të VMRO-së vijnë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmjen e djeshme deklaroi se shefi i protokollit ka dhënë dorëheqjen për shkak të gabimit.

“Bujar Osmani nuk e tha të vërtetën kur bëri të ditur se drejtori i protokollit ka dhënë dorëheqje për shkak të flamurit të gabuar gjatë vizitës së ministres së Jashtme sllovene Tanja Fajon. E vërteta është se ai ka marrë datë dhe është avancuar për ambasador në Moskë. Shtrohet pyetja pse Osmani po gënjen opinionin? Paaftësia është rrënjosur thellë në institucione. Si mund të përfaqësojë një shtet personi që nuk dallon flamujt?”, thonë nga partia opozitare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia u tërhoq nga marrëveshja, por tre anije me grurë nisen nga Ukraina

Story i radhës

Ekskluzive/ Tali: Kjo Serbi me apo pa Asociacion nuk do ta njeh Kosovën! / Edi Ramën e shohë si aleat të Vuçiqit

Të fundit nga

ShkoLartë