VMRO-DPMNE: Buxheti 2025, për transformimin ekonomik të Maqedonisë!

November 16, 2024
1 minut lexim

 

Buxheti 2025 është zhvillimor dhe ka për qëllim transformimin ekonomik të Maqedonisë – thotë VMRO-DPMNE-ja, duke pohuar se Buxheti do ta mbështesë rritjen ekonomike, që është projektuar në 3.7%. VMRO-DPMNE thotë se me këtë buxhet projektohet rritja e të ardhurave nga TVSH-ja për 10.5%, kurse rritja e të ardhurave nga doganat, sipas tyre, do të jetë 20%.

“Qeveria e VMRO-DPMNE-së për vitin 2025 me buxhetin parasheh paga më të larta për mësimdhënësit dhe punonjësit në arsim nga arsimi fillor deri tek arsimi i lartë. Do të ketë më shumë për të gjithë. Rritje do të kenë edhe punonjësit në shëndetësi, administratën shtetërore dhe polici. Më 2025 vjen edhe rritja e dytë e pensioneve prej 2.500 denarë për gjithë pensionistët”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Viti 2025 do të jetë vit zhvillimor, me shumë investime, zhvillim të kompanive dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Qeveria dakordoi 8 investime të huaja, që janë dakorduar për më pak se 5 muaj. Tempoja e investimeve të reja vazhdon edhe në 2025.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konferencë vjetore e organizatave të shoqërisë civile, sektori i OJQ-ve është i rëndësishëm në momentet kur merren vendime

Story i radhës

Nuer Arsllani drejtor i ri në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë