vmro dpmne akuzon filipcen bashkepunon me person non grata ne maqedoni 6a1457a21c713

VMRO-DPMNE akuzon Filipçen: Bashkëpunon me person non grata në Maqedoni

May 25, 2026
1 minut lexim

VMRO-DPMNE akuzon liderin e LSDM, Venko Filipçe, për bashkëpunim me Viktor Stojanov, i cili në Maqedoninë e Veriut konsiderohet person non grata për shkak të qëndrimeve antimaqedonase. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, deklaroi se Filipçe përmes Rubin Zemonit ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Stojanovin, të cilin e akuzojnë për mohimin e identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase. Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe po vepron në interes të Bullgarisë dhe se me këto qëndrime po e dëmton karrierën e tij politike.
“Filipçe bashkëpunon me Viktor Stojanovin, i cili angazhohet për promovimin e identitetit, historisë dhe kulturës bullgare në Maqedoni. Daljet e tij publike synojnë mohimin e gjuhës maqedonase dhe të veçantisë kombëtare, duke promovuar tezën se maqedonasit dhe bullgarët janë një popull i vetëm. Për shkak të qëndrimeve të tij ksenofobe, ai është cilësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare nga autoritetet maqedonase dhe ka ndalim hyrjeje në vend”, pohoi Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet numri i rasteve me ebola ne kongo ne disa zona karantine e detyrueshme 6a144ec6c8401
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, në disa zona karantinë e detyrueshme

IMG 2329.JPG
Lajmi i radhës

Blerta Veseli vjen me një ‘bombë’ verore dhe shumë gangsta, stil dhe atmosferë që të ngre në këmbë

Të fundit nga

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Temperaturat e larta kanë nisur të përfshijnë Shqipërinë, ndërsa meteorologia Tanja Porja paralajmëron se kjo është vetëm dita e parë e një periudhe 10-ditore me mot të nxehtë dhe pa reshje. “Sot diell dhe temperatura të larta. Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike.
ShkoLartë