VMRO-DPMNE akuza Qeverisë “I paguan 40 milionë euro një kompanie që drejtohet nga konsull i huaj”

September 17, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, akuzon qeverinë se i ka paguar 40 milionë euro një kompanie të drejtuar nga një konsull i huaj. Siç thotë ai, një vit pasi kompania Aitonix mori kontratën për 15 milionë euro, qeveria emëroi Marko Andonovin nga Aitonix si konsull nderi të Gjeorgjisë në Maqedoni, gjegjësisht mori statusin diplomatik. Stoilkovski pohon se këtë vit qeveria po nënshkruan kontratë të dytë prej 25 milionë eurosh, me një kompani ku anëtari i parë i bordit të drejtorëve është kolegu i kryeministrit dhe konsull i një shteti të huaj. Kjo marrëveshje është për licencat e programeve kompjuterike dhe duhet të garantojë sigurinë kibernetike.

“Ky skandal është më i madh se blerja e pajisjeve kompjuterike nga Ministria e Brendshme nga një kompani familjare e një njeriu në listën e zezë të SHBA. Për tre vitet e fundit Maqedonia ishte e vërshuar me informacione nga qeveria për sulme kibernetike, Maqedonia ishte dëshmitare e sistemeve jofunksionale në administratë, u sulmuan ministritë, komunat, me muaj arsimi ishte nën kërcënimin e bombave nëpër shkolla dhe mbeti i pazgjidhur, por ja pse qeveria i paguan 40 milionë euro një kompanie të drejtuar nga një konsull i huaj nga një vend që nuk është anëtar i NATO-s dhe është në një situatë dhe marrëdhënie specifike me Rusinë”, u shpreh Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy shenjat e horoskopit që do të kenë para në vjeshtën e vitit 2023

Story i radhës

Real Madridi synon fitoren e pestë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë