Vlorë/ Makina merr flakë në ecje

1 minut lexim

Policia e Vlorës ka bërë me dije pak më parë se mbrëmjen e sotme një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

Policia bën me dije se pronar i mjetit është një 2-vjeçar, teksa po hetohet arsyeja e zjarrit.

Fatmirësisht nga ky incident ka pasur vetëm dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri francez i Arsimit: Nuk bëhen dallime mes nxënësve në bazë të fesë

Story i radhës

​Kurti takoi ministrin e Izraelit, diskutuan për bashkëpunimin në turizëm

Të fundit nga