Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.
Bashkë me të është vënë në hetim edhe një 20-vjeçar, pasagjer i saj, për të njëjtën arsye.
Një 22-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi teksa drejtonte automjetin.
Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçares u gjet një peshore elektronike që i shërbente për të peshuar dhe për të ndarë në doza më të vogla sasinë e kanabisit me qëllim shitjen.
Ndërkohë është vënë në hetim dhe po procedohet në gjendje të lirë edhe një 20-vjeçar, i cili ishte pasagjeri i saj.
Edhe atij iu sekuestrua një sasi e vogël kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.