Vlora Çitaku me lëvdata për Bedri Hamzën

1 minut lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka lavdëruar Bedri Hamzën, kandidatin e këtij subjekti politik për kryeministër.

Çitaku në “Pressing” e ka quajtur Hamzën të ndershëm e punëtor.

Ajo ka thënë se Hamza shumicën e kohës ka shërbyer në institucione ku ka qenë paraja, por përkundër kësaj nuk ka asnjë aferë apo skandal.

Tutje, ka thënë se Hamza jeton në Mitrovicë, në një banesë bashkë me familjen e tij dhe udhëton çdo ditë në Prishitnë.

“Jam e bindur e do të bideni edhe ju, që kandidati ynë për kryeministër. Nuk janë virtype të vogla me qenë I ndershëm, punëtor, me I realize premtimet. Me qenë 25 vite  në shërbim publik, shumicën e kohës te paraja e mos me pas asnjë aferë apo skandal. Me jetu në Mitrovicë, me një banesë, me familjen e tij, edhe me udhëtu çdo ditë Prishtinë. Ai është një njeri serioz, ai jeton në Kosovë, jeton me ne”, ka thënë Çitaku.

Story i mëparshëm

7 mënyra si mund ta ndihmosh dikë që po kalon një divorc

Story i radhës

Cilat janë sfidat e kreut të ri të NATO-s Mark Rutte?

Të fundit nga