Vllaznia zbret në fushë për miqësoren, Latifi dhe Vulaj kanë “provim”

min lexim

Vllaznia luan sot në orën 18:00 në sta diumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit një ndeshje miqësore kundër Dinamos, që këtë sezon është pjesë e Kategorisë së Parë. Duke qenë se starti i kampionatit po afron (më 20 gusht Vllaznia e nis me Erzenin në transfertë), trajneri Mirel Josa e shikon ndeshjen e sotme si një provë gjenerale.

Përveç ndeshjes me blutë e kryeqytetit, shkodranët kanë parashikuar në fundjavë edhe një tjetër test ndaj Skënderbeut, që gjithashtu është në të Parën.

I rëndësishëm për trajnerin Josa është fakti që skuadra ka marrë ngarkesën e duhur dhe nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike.

Lajm i mirë është se edhe sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, është rritur nga ana fizike dhe pritet që të rikthehet titullar. Ai nuk i nisi nga minuta e parë ndeshjet në Ligën e Konferencës ndaj Universitatea Kraiovës, duke qenë se humbi thuajse gjysmën e fazës përgatitore për shkak të problemeve shëndetësore që pati.

Nga ana tjetër, edhe fantazisti nga Tuzi, Kristjan Vulaj, që gjithashtu nuk ishte pjesë e formacionit në Europë, ka kapur tashmë formën më të mirë. Dy miqësoret që janë në plan do t’u shërbejnë shumë të dy lojtarëve, të cilët pritet të kenë më tepër hapësirë. Kësisoj, trajneri Josa do të shikojë në kushte loje dhe deri në çfarë pike kanë arritur Latifi dhe Vulaj për të qenë titullarë edhe në ndeshjen e parë të kampionatit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fillon bashkëpunimi parazgjedhor VMRO -BESA (Foto)

Story i radhës

​Si ta ruani freskinë kundrejt kalimit të viteve

Të fundit nga