Vllaznia – Tirana mbyllet pa gola dhe mes emocionesh

1 minut lexim

“Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.

Ashtu siç pritej, kjo ndeshje dhuroi emocione dhe raste të shumta nga të dyja krahët, por vetëm goli ishte ai që mungoi në këtë supersfidë.

Me këtë barazim, kampionët aktualë të Shqipërisë mbajnë përkohësisht vendin e parë të renditjes me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa shkodranët renditen në vendin e 3 me 19 pikë.

Vlen të theksohet se ky takim u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” sepse fusha e impiantit “Loro Boriçi” është duke u mbjellë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjistri Qendror pa ssnjë shqiptarë në pozita udhëheqëse

Story i radhës

Kush janë shqiptarët që serbët edhe sot i quajnë, shqiptarë të ndershëm..!?

Të fundit nga