Xhiro e 12në Superligën e Shqipërisë do të kalojë nën hijen e derbit të madh ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës.
Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë është liderë e tabelës me 21 pikë, vetëm tri më shumë se rivali i sotëm, Vllaznia dhe kjo sfidë pritet të ofrojë spektakël të vërtetë.
Përveç kësaj, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera interesante ku ballafaqohen Egnatia me Lacin dhe Kastrioti me Kukësin.