Vllaznia siguron titullin e radhës , kryendeshja e javës së fundit, Apolonia – Tirana

min lexim

Kampionati i femrave do të zhvillojë këtë javë ndeshjet e fundit të sezonit futbollistik 2021-2022, që ka qenë pa dyshim mjaft emocionues dhe ka dhuruar garë të fortë.

Vllaznia e femrave ka siguruar titullin e 9-të radhazi kampion, pasi mundi ditën e djeshme Kinostudion me rezultatin 9-0. Kjo ishte një sfidë e prapambetur nga kampionati dhe me këtë tre pikësh të fituar ditën e djeshme, shkodranet u shpallën kampione të Shqipërisë edhe për këtë edicion.

Ndërkaq, kupa do t’i dorëzohet Vllaznisë ditën e mërkurë, kur kampionet e vendit do të luajnë edhe sfidën e fundit të këtij sezoni në shtëpi ndaj Skënderbeut.

Sakaq, sfida më e fortë e kësaj jave do të luhet mes Apolonisë dhe Tiranës, dy skuadra që i kanë dhënë mjaft grintë kampionatit këtë edicion. Fieraket e kanë siguruar tashmë vendin e dytë në kampionat, teksa kanë edhe një ndeshje më pak (ndaj Murlanit) ndërsa vajzat bardheblu renditen në vendin e tretë për të dytin sezon radhazi. Sfida do të zhvillohet ditën e shtunë, në Fier në ora 12:00.

Ndërkaq, në përballjet e tjera të javës, Tirana AS do të presë në shtëpi skuadrën e Murlanit, një ndeshje e lehtë në letër për Murlanin. Teuta do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të përballet me skuadrën e Kinostudios, ndërsa në sfidën tjetër, Atletik Club do të luajë ndaj Partizanit të vendit të tretë.

Ndeshjet e javës së 22-të:

E shtunë, Tirana AS – Murlani, ora 11:00

E shtunë, Apolonia – Tirana, ora 12:00

E diel, Kinostudio – Teuta, ora 12:00

E diel, Atletik Club – Partizani, ora 16:00

E mërkurë, Vllaznia – Skënderbeu, ora 15:00

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjim i posaqëm trafiku nesër në Shkup

Story i radhës

BE-ja ndan edhe 500 milionë euro për Ukrainën

Të fundit nga