Vllaznia pret Dinamon në ndeshjen e radhës të vlefshme për Superioren.
Ndeshja merr jetë të shtunën, ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Klubi shkodran ka nxjerrë në shitje dhe biletat për këtë sfidë. Çfarë bie në sy është se hyrja në tribunën C do të jetë falas.
Kujtojmë se në një nga sektorët e tribunës C vendosen “Vllaznit Ultras”. Tifozët e zjarrtë të kuqebluve shihen dhe si lojtari i 12-të, për këtë vetë klubi kërkon mbështetje në takimin e radhës.
Biletat në tribunat e tjera variojnë nga 400 lekë më e lira dhe deri në 1500 lekë te tribuna VIP. Kjo shihet dhe si kryendeshja e javës, pasi shkodranët mbajnë vendin e dytë në renditje, ndërsa dinamovitët atë të katërt.