Vllaznia mposhtet nga Real Madridi

1 minut lexim

Vllaznia e femrave e ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën e Kampioneve, duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0:2 nga Reali i Madridit.

Spanjollet e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë vajzat shkodrane të sulmonin.

Pjesa e parë u mbyll në një barazim pa gola. Në pjesën e dytë, spanjollet shënuan dy herë, me Gonzalez dhe Karmona nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Vllaznia ndodhet në kuotën e 0 pikëve, ndërsa në sfidën e radhës do të ndeshet me Çelsin në transfertë.

REZULTATI:

VLLAZNIA 0-2 REAL MADRID

Gonzalez 54′, Karmona (P) 76′.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes rrugës ballkanike

Story i radhës

“Më vjen keq për fëmijët tuaj”, Britney Spears “kryqëzohet” pas fotos nudo

Të fundit nga