Vllaznia ka shfaqur luhatje të madhe në këto katër javë të kampionatit. Shkodranët u mundën nga Erzeni në javën e parë, fituan me Kukësin dhe Tiranën, ndërsa u shkërmoqën me Egnatian në javën e fundit.
Mesa duket ekipi i Josës shfaqet i fortë për ekipet që kërkojnë titullin dhe i dobët me skuadrat e tjera. Një problem mentaliteti që kryesisht i përket skuadrave që nuk mund të jenë pretendente për vendin e parë, nuk i shkon përshtat Vllaznisë.
Rasti i sundimit të Juventusit në Itali e tregon më së miri.
Bardhezinjtë mund të humbisnin dhe të linin pikët me ekipet që renditeshin në pjesën e sipërme të tabelës, por gjithmonë u merrnin maksimumin pjesës tjetër. “I frikshëm”, jo vetëm në një ditë, kjo duhet të kuptohet te Vllaznia.