Vllaznia ka përforcuar stafin teknik të Mirel Josës me një bomber. Klubi shkodran ka zyrtarizuar afrimin e Vioresin Sinanin, ish-sulmuesit fantastik shkodran.
Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar (208 gola me Vllazninë, Tiranën dhe Besën e Kavajës) do të jetë një vlerë e shtuar në stafin teknik të ekipit kuqeblu.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin.
Së bashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023.
Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!”, shkruan klubi shkodran në faqen zyrtare në rrjetet sociale.