vllaznia gati per ndeshjen e kupes 660c2f4b76358

Vllaznia, gati për ndeshjen e Kupës

April 2, 2024
1 minut lexim

Vllaznia do të ndeshet me Egnatian të mërkurën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët synojnë rezultat pozitiv finalen, megjithatë trajneri Osmani thotë se ajo do të vendoset vetëm pas dy takimeve.

Vllaznia shkon në përballjen kundër Egnatias në gjysmëfinalen e parë të Kupës pas dy paraqitjeve jo të mira, me vetëm një pikë kundër dy skuadrave të fundit në renditje.

Trajneri Qatip Osmani pranon që nuk i vjen mirë nga dy ndeshjet e kaluara, por ai dhe skuadra kanë analizuar gjithçka dhe janë gati për gjysmëfinalen shumë të rëndësishme.

“Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, luhet për finalen. Rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë lënë shije të mirë, edhe koha nuk është e duhura. I kemi bërë analizat gjatë këtyre ditëve që zhvilluam stërvitje dhe besoj që në ndeshjen me Egnatian do jemi plotësisht gati për një rezultat pozitiv”.

Kuqeblutë shkojnë për të bërë më të mirën në Rrogozhinë, megjithatë Osmani thotë se kualifikimi në finale do të vendoset vetëm në përfundim të dy takimeve.

“Ndeshja e parë, si zakonisht nuk do vendosë asgjë përsa i përket kualifikimit”.

Një pjesë e mirë e lojtarëve të Vllaznisë agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, gjë që trajneri nuk e sheh si problem për formën e tyre fizike.

“Janë profesionista, e dinë ata nëse munden apo nuk munden, ne si staf teknik duhet të respektojmë vendimin e tyre”.

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vulat e ash se taravari nuk ka vule qe e ndal popullin 660c2d6c01086
Story i mëparshëm

Vulat e ASH-së/ Taravari: Nuk ka vulë që e ndal popullin

kush ishte reza zahedi komandanti iranian qe u vra nga izraeli 660c2fc57ef3b
Story i radhës

Kush ishte Reza Zahedi, komandanti iranian që u vra nga Izraeli

Të fundit nga

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gjykata Themelore në Koçan ka marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për të gjithë 16 personat e përfshirë deri tani në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” dhe u ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë