Vllaznia ia ka dalë të fitojë 2-3 në testin miqësor ndaj Skënderbeut, zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Kuqeblutë e Josës ndodhen në Pogradec për fazën përgatitore para startit të sezonit dhe në miqësoren ndaj korçarëve u aktivizuan thuajse të gjithë titullarët që pritet të mbajnë peshën gjatë kampionatit.
Ardit Hoxhaj ishte protagonist i kuqebluve në suksesin ndaj korçarëve, pasi shënoi dy gola, duke çuar rezultatin në 0-2.
Megjithatë zëvendësimet e shumta patën impaktin e tyre te loja e shkodranëve, ndaj Skënderbeu ia doli të rikthejë baraspeshën.
Si gjithmonë shpëtimi erdhi nga njeriu i minutave të fundit, sulmuesi Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli dhe shënoi golin e fitores për Vllazninë, që javën e ardhshme do të nisë rrugëtimin në kampionat, në transfertën ndaj Erzenit.