Vllaznia e befason Partizanin, siguron fitoren në fund të ndeshjes

January 13, 2023
1 minut lexim

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku pikët e plota i takojnë skuadrës së Vllaznisë.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Partizani” të Tiranës, skuadra e Vllaznisë ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj liderit të tabelës, Partizanit.

Mysafirët e befasojnë Partizanin duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren në fund të ndeshjes.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Maguette Gueye, i cili kaloi Partizanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 62’ të ndeshjes.

Ndërkaq, Vllaznia u rikthye në lojë përmes golit të Fjoart Jonuzit, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 77’.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me barazim, Mehdi Çoba i siguron pikët e plota Vllaznisë me golin e tij në minutën e 90’, gol ky i cili e vulosi rezultatin final 2:1.

Me pikët e reja, Vllaznia ngjitet në pozitën e tretë në tabelë në kuotën e 25 pikëve, krahas Partizanit që vazhdon të jetë lider i tabelës me 29 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 2:1 në favor të Vllaznisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH: Antikorrupsioni të mos hesht skandalin me Nazim Bushin

Story i radhës

Danillovski: Covid-19, praktikisht ka përfunduar

Të fundit nga

ShkoLartë