vlladimir todoroviq shpeton nga lenda per shkupin 2014 fale ndryshimit te kodit penal 650afead51c0f

Vlladimir Todoroviq shpëton nga lënda për “Shkupin 2014” falë ndryshimit të Kodit Penal

September 20, 2023
1 minut lexim

Ish-kryetari i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, do të shpëtojë nga aktakuza në lëndën “Feniks”, falë ndryshimeve në Kodin Penal.

Ai është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepra të kryera në vitin 2013, por me ndryshimet ligjore, në vend të vitit 2043, lënda do të vjetërsohet këtë vit.

Hetimi për projektin “Shkupi 2014” filloi në qershor kur Todoroviqit iu shqiptua masa e kujdesit, gjegjësisht arresti shtëpiak. Por ajo masë, siç thonë nga Prokuroria për A1on, është shfuqizuar ët premten e kaluar.

Masa i është hequr, pasi vjetërsimi i lëndës këtë vit nuk lë hapësirë që të përfundojë gjykimi dhe të vërtetohet nëse Todoroviq e ka kryer veprën me të cilën ngarkohet ose jo.

Ndryshe, në rastin “Feniks” përveç Todoroviq, të dyshuar janë edhe 14 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-ryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Zoran Stavrevski dhe Elizabeta Kançeska-Milevska, por edhe shtetas të Italisë.

Hetimi ka përfshirë shtatë persona juridik, prej të cilëve tre nga Italia.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shenjat e para te shtatzenise 650afe702b148
Story i mëparshëm

Shenjat e para të shtatzënisë

felix barca klub i madh menyra e lojes eshte e thjeshte 650affdc937ac
Story i radhës

Felix: Barça klub i madh, mënyra e lojës është e thjeshtë

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë