vleresohet si me i dobeti gazetaret e pyesin nese u zhgenjye nga manaj 6225252c941ab

Vlerësohet si më i dobëti! Gazetarët e pyesin nëse u zhgënjye nga Manaj

March 6, 2022
1 minut lexim

Rei Manaj nuk ka bindur aspak kundër Juventusit mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi shqiptar është neutralizuar tërësisht nga mbrojtja e bardhezinjve, duke mos përbërë asnjë kërcënim gjatë 73 minutave të zhvilluara.

“Tuttomercatoëeb“ e ka vlerësuar si më të dobëtin në skuadrën e Specias me notën 5, teksa shkruan: “Lëviz pak dhe rrallë shërbehet nga shokët e skuadrës, duke u mbajtur pa shumë probleme nga qendra e Juventusit“.

Gjithashtu gazetarët kanë pyetur trajnerin Tiago Mota nëse ishte i zhgënjyer me Rei Manajn mbrëmjen e sotme.

Megjithatë kreu i pankinës së Specias është përpjekur t’i dalë në mbrojtje duke u shprehur: “Më pëlqyen të gjithë, shpirti është i duhuri.

Kjo është mënyra e duhur, ne patjetër mund t’i përmirësojmë gjërat. Ne po përmirësojmë çdo lojë, por jam i kënaqur me të gjithë. Nuk është e lehtë të luash me Juventusin, një skuadër që do të përpiqet të fitojë kampionatin deri në fund. Skuadra ka shpirtin e duhur për të përballuar ndeshjen dhe e pati sërish sonte”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkaterroi planin e vladimir putinit kush eshte gjenerali qe po drejton rezistencen ukrainase 6225252792963
Story i mëparshëm

Shkatërroi planin e Vladimir Putinit, kush është gjenerali që po drejton rezistencën ukrainase?

ministri bekteshi nga afer inspekton se si zbatohet masa e diela dite jo pune 622527f92808c
Story i radhës

Ministri Bekteshi nga afër inspekton se si zbatohet masa “E diela ditë jo pune”

Të fundit nga

Live: Bayerni favorit

18.02.2025 – 20:46 Milani eliminohet nga Champions League Milani është eliminuar nga Champions League. Feyenoord ka tronditur Milanin në “San Siro”, duke luajtur baras (1:1). Feyennord e ka fituar takimin e parë
ShkoLartë