Vlera Qerimi shkëlqen, shumë afër medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian

1 minut lexim

Reprezentuesja e Kosovës, Vlera Qerimi, është shumë afër medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet për kategoritë e kadeteve, juniore e U-21.

Karateistja e klubit Dubova të Gjilanit, sot ka treguar formë të jashtëzakonshme në kategorinë -68 kg, duke arritur në zonën e medaljeve.

Ajo nesër ka sfidën e madhe, e cila do të luftojë për medalje të bronztë.

Vlera është e përgatitur maksimalisht dhe me qetësi e pret përballjen e nesërme, me synime të qarta, që të fitojë sfidën për të medaljen e bronztë.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Ylber Syla, ka fjalë miradije për Vlerën duke besuar e shpresuar në suksesin e saj, për medaljen e radhës pas Islam Selmanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nga 6000 e deri në 30 mijë euro”, shqiptarët e Kosovës po nxjerrin në shitje veshkat?

Story i radhës

“Bëj mirë, pa pritur gjë në këmbim”

Të fundit nga