vlera e shportes minimale ne muajin prill ka qene 62 691 denare 6807a964588cf

Vlera e shportës minimale në muajin prill ka qenë 62.691 denarë

April 22, 2025
1 minut lexim

Vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin prill 2025 është 62.691 denarë (1019 euro), që është rritje prej 836 denarë në krahasim me muajin mars, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Më së shumti, ose 21.480 denarë (34,3%) nga harxhimet është ndarë për ushqim dhe pije. Për veshmbathje dhe këpucë janë ndarë 5.634 denarë (9.0%), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.096 denarë (9.7%) dhe për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.455 denarë (3,9%).

Në shportën minimale sindikale të prillit për shëndetësi janë ndarë 1.136 denarë (1,8%), për transport 4.615 denarë (7.4%), komunikim 3.417 denarë (5.5%), rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë (8.9%), arsim 7.036 denarë (11.2%), restorante dhe hotele 4.131 denarë (6.6%), dhe për shërbime tjera 1.100 denarë (1,8%).
Nga LSM thonë se masat për të kufizuar marzhin e tregtarëve kanë efekt gjysmak, pasi ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është vetëm 6.78 për qind. Prandaj ata kërkojnë rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.

Ata shtojnë se fakti që 2.5 paga minimale nuk mbulon vlerën e shportës minimale të, e bën reale dhe të justifikuar kërkesën për rritje të pagës minimale në të paktën 500 euro, si dhe rritje shtesë të të gjitha pagave të tjera me të paktën 100 euro.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria kerkon 72 milione denare qe jahoski te del nga paraburgimi 6807a9616749c
Story i mëparshëm

Prokuroria kërkon 72 milionë denarë që Jahoski të del nga paraburgimi

jane paguar 224 748 332 denare per 7 826 persona per masen 1 9 per prodhimin e realizuar te pemeve per vitin 2024 6807a96484cc8
Story i radhës

Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

Të fundit nga

Bekim Sali: Vetëm budallallëku nuk ka fund!

Vetëm budallallëku nuk ka fund. Kështu e ka cilësuar deputeti i VLEN-it, Bekim Sali deklaratën e Ali Ahmeti se është pjesë e sektit kontrovers të Tim Shkupit, ndërsa të nesërmen partia e
ShkoLartë