Vlera e fshehur e një: Çkemi

min lexim

A keni menduar ndonjëherë të rifilloni komunikimin me dikë me të cilin nuk keni folur prej kohësh, por më pas nuk e keni bërë? Gjasat janë që një përvojë e ngjashme ju ka ndodhur, sepse, le ta pranojmë, nuk është gjithmonë e lehtë për të krijuar kontakt dhe shumica prej nesh janë shumë të vetëdijshëm se një mesazh i qëllimshëm dhe i ngrohtë, mund të pasohet nga një përgjigje jo dhe aq e afërt, ose edhe pa asnjë përgjigje.

Për fat të mirë, një ekip studiuesish u përpoqën të shqyrtonin se çfarë ndodh në të vërtetë kur njerëzit kontaktojnë njëri-tjetrin në mënyrë të paqartë, si nga këndvështrimi i personit që po bën hapin e parë, ashtu edhe nga këndvështrimi i atij që është në anën marrëse. Në një punim të botuar këtë muaj, studiuesit përshkruajnë eksperimentet e ndryshme që ata kryen për të vëzhguar disa qasje të ndryshme.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit nuk janë analistët më të saktë kur bëhet fjalë për të marrë në konsideratë se si njerëzit e tjerë janë të prirur të mendojnë ose se si ndihen në ato situata.

Duke u mbështetur në këto hulumtime, ata studiuan nëse individët kanë një tendencë për të nënvlerësuar se sa shumë dikush do të kënaqej duke marrë një përshëndetje të vogël prej tyre.

Çfarë zbuloi studimi?

Së pari, rezultatet konfirmuan se njerëzit, me të vërtetë, tentojnë të minimizojnë sa shumë do të ndihej mirënjohës dikush nëse do t’i bënin këtë lloj gjesti.

Njerëzit që marrin një mesazh me natyrë të mirë dhe përshëndetëse nuk prisnin ta merrnin atë dhe si rezultat, ndihen të befasuar, gjë që përforcon kënaqësinë e tyre.

Nga ana tjetër, individët që po dërgojnë mesazhin nuk e ndjejnë habinë e personi që merr mesazhin dhe mund të jenë më të shqetësuar për mënyrën se si duken.

Konsiderojeni këtë si një ftesë për të kontaktuar dikë, ndoshta një mik të vjetër apo një të afërm me të cilin keni ca që s’flisni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrahmani bën histori, bëhet lojtari i parë nga skuadrat e Kosovës që shënon hat-trick në garat evropiane

Story i radhës

Kur lufta “të ndërron” profesionin/ Historia e farkëtarit ukrainas që dikur bënte mobilie, ndërsa sot transformon makina në ndihmë të ushtrisë

Të fundit nga