vlen vende te reja pune ne kumanove me investim prej 211 milione denaresh video 68029b946b3bb

VLEN: Vende të reja pune në Kumanovë me investim prej 211 milionë denarësh (VIDEO)

April 18, 2025
1 minut lexim

Projekt tjetër i rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Kumanovës është në realizim e sipër, që përmes kësaj dëshmojmë edhe përkushtimin tonë për zhvillim të barabartë dhe mbështetje për komunat.

Fjala është për investimin që do të bëhet në Zonën Industriale të Kumanovës, projekt ky i financuar përmes thirrjes së parë të Qeverisë VLEN për ndarjen e mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Ky projekt strategjik pritet të krijojë mundësi për hapjen e mijëra vendeve të punës përmes bizneseve që do të operojnë në këtë zonë industriale.

Projekti parasheh:

• Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit

• Kanalizimin atmosferik dhe fekal

• Vendosjen e rregullave të trafikut në rrugët e brendshme

• Vendosjen e ndriçimit publik

Vlera e përgjithshme e investimit kap shifrën prej 211 milionë denarësh.

Kjo është një dëshmi konkrete se si qeverisja jonë e mirë funksionon në praktikë duke ndihmuar çdo qytetar, pa dallim, dhe duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të komunave në tërësi e në veçanti atyre shqiptare.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

nga krevati ne dush alba dhe limi nuk permbahen 6802975ec628b
Story i mëparshëm

Nga krevati në dush/ Alba dhe Limi nuk përmbahen…

mash pagat e mesimdhenesve dhe drejtoreve ne arsimin filor dhe te mesem nga ky muaj jane rritur per shtate per qind 68029b98385de
Story i radhës

MASH: Pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin filor dhe të mesëm nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind

Të fundit nga

ShkoLartë