vlen urojme besimtaret ortodoks dhe katolike me rastin e festes se pashkeve 6805064045255

VLEN: Urojmë besimtarët ortodoks dhe katolikë me rastin e festës së Pashkëve

April 20, 2025
1 minut lexim

Të nderuar besimtarë ortodoks dhe katolikë, pranoni urimet tona më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.

Kjo fundjavë është e veçantë për besimtarët ortodoks dhe katolikë në mbarë botën. Janë këto ditët e afrimit me njëri-tjetrin por edhe të besimit mes nesh. Si festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, Pashkët janë simbol i sakrifikimit dhe i shpresës, i fillimeve të reja.

Në frymën e kësaj dite të bekuar për këta besimtarë të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet. Ju urojmë shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore në këto ditë feste.

Si shoqëri dhe si shtet kemi kaluar kohëra të vështira por në festat fetare gjithmonë kemi qenë të bashkuar, e pikërisht kjo na ka dëshmuar se kur bëhemi bashkë tejkalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë. Andaj, sot lutemi dhe urojmë për më shumë mirësi e më shumë dashuri.

Gëzuar Pashkët!

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

vellai i miley cyrus katy perry u perpoq te kopjonte motren time deshtoi 6805024317ad4
Story i mëparshëm

​Vëllai i Miley Cyrus: Katy Perry u përpoq të kopjonte motrën time, dështoi

arben fetahi i con selam ali ahmetit je i pafytyre 68050643b7a8d
Story i radhës

Arben Fetahi i çon selam Ali Ahmetit: Je i pafytyrë!

Të fundit nga

ShkoLartë