vlen transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane maqedonia e veriut e para ne rajon me teknologjine me te avancuar 6a461d8e62d5d

VLEN: Transporti ajror po modernizohet me standarde evropiane, Maqedonia e Veriut e para në rajon me teknologjinë më të avancuar

July 2, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1782974312962

Transporti ajror në Maqedoninë e Veriut po shënon përparim të vazhdueshëm përmes investimeve në siguri, teknologji dhe zgjerim të lidhjeve me destinacione të reja. Kuadrot e VLEN-it në institucione po dëshmojnë se me punë dhe përkushtim mund të arrihen standarde që deri dje dukeshin të paarritshme.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, mori pjesë në vënien në funksion të sistemit të ri tomografik për kontrollin e sigurisë së bagazhit të dorës. Investimi prej 1 milion eurosh e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve që zbatojnë teknologjitë më të avancuara në këtë fushë, duke qenë sistemi i parë i këtij lloji në Ballkan.

Rezultatet nuk ndalen vetëm te modernizimi teknologjik. Në dy vitet e fundit janë hapur 28 destinacione të reja ajrore, ndërsa këtë vit pritet që numri i pasagjerëve të tejkalojë 3,5 milionë, duke konfirmuar se politikat e reja po e forcojnë pozitën e vendit si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

VLEN vazhdon të dëshmojë se qeverisja matet me rezultate, jo me retorikë. Çdo investim që rrit sigurinë, përmirëson shërbimet dhe zgjeron mundësitë për qytetarët është pjesë e vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut moderne, të zhvilluar dhe të lidhur më mirë me Evropën dhe botën. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alarm per transportin detar nderkombetar rruget kryesore detare po kthehen ne zona me rrezik te larte gjeopolitik 6a4618d1f1ea3
Lajmi i mëparshëm

Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik

Të fundit nga

ShkoLartë