1
Shkup, 15 nëntor – Është e qartë si dita se satelitët e Ali Ahmetit, të verbuar nga etja për pushtet, po humbasin çdo grimcë dinjiteti politik. Pasi tradhtuan votuesit që dikur i besonin me zemër të pastër, u kthyen në paterica të BDI-së, duke shpresuar për pozita të garantuara. Por kur intrigat e tyre dështuan, këta të zhgënjyer filluan të lëshojnë britma të dëshpëruara, të ngjashme me britmat e atyre që po mbyten në sëmundjen e rëndë të depresionit politik, reaguan nga VLEN.
“Ata që dikur ishin zëri i shpresës, sot janë turpi i votuesve të tyre. Strategjia e tyre është një kopje e keqe e BDI-së: manipulim, dezinformim dhe shpifje për të mbuluar dështimet e tyre. Ziyadin Sela, tashmë “zëdhënës i heshtur” i Ali Ahmetit, ndjek propagandën e errët dhe mbrojtjen e klaneve. Mbështetësit e tij të paktë sot përballen me pyetjen se si përfunduan duke mbrojtur ata kundër të cilëve dikur luftuan.
Për më shumë se 20 vjet, mentorët e tij mbyllën sytë para situatës katastrofike në Kuzhinën e Klinikës së Fëmijëve, duke vënë në rrezik shëndetin e brezave të rinj. Falë koalicionit VREDI dhe angazhimit të drejtorit Rexhep Memedi, pas vetëm 4 muajsh punë të palodhur, ky problem i lënë pas dore me dekada më në fund merr një zgjidhje të merituar. Për ne, shëndeti i fëmijëve është mbi çdo interes tjetër.
Ka kaluar koha e manipulimeve të Ali Ahmetit dhe satelitëve të tij! Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për lojërat e tyre dhe nuk do të lejojnë më të manipulohen nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe klanet e tyre. Koalicioni VREDI është shpresa dhe zgjidhja për shqiptarët”, tha VLEN.
Më herët BDI-ja kishte bërë të ditur se nëpër institucione po ndodhin spastrim etnik, për çka reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili beson se një retorikë e tillë e BDI-së do të intensifikohet dhe duhet të anashkalohet.
BURIMI: zhurnal.mk