VLEN: Qeveria e kaluar e BDI-së, zbatuesi më i madh i agjendës për “Botën Serbe”

January 9, 2025
1 minut lexim

BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë për shkak të korrupsionit dhe krimit të saj.

Përpjekjet e dëshpëruara të BDI-së për të diskredituar funksionarët në Qeveri, duke pretenduar se ata punojnë për agjenda të huaja që largojnë Maqedoninë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm, janë të dukshme.

Duhet të kujtojmë se zbatuesi më i madh i agjendës për “Botën Serbe” ishte qeveria e kaluar e BDI-së, e cila u përpoq me çdo kusht të mbijetonte nismën “Ballkani i Hapur”, megjithëse Shqipëria e braktisi iniciativën pas zhvillimeve në Kosovë.

Duhet të kujtojmë se Bujar Osmani ishte ministri i parë që priti Sergej Lavrovin në tokën evropiane.
Duhet të kujtojmë se funksionarët e BDI-së gjatë viteve të fundit kanë falënderuar Serbinë dhe Vuçiçin për mbulimin e paaftësisë së tyre për furnizimin me vaksina dhe gaz.
Gjithashtu, të kujtojmë se Artan Grubi dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të Amerikës për shkatërrimin e shtetit ligjor, duke tërhequr me vete edhe familjet e tyre. Faqja më e vizituar në Reçicë të Vogël është ajo e Departamentit të Shtetit Amerikan. Çdo mëngjes kontrollojnë mos ndodhet ndonjë anëtar i tyre në listën e zezë.

Të kujtojmë se BDI është partia që ka marrë para për licenca fiktive për lojërat e fatit nga kriminelë të ndryshëm të Ballkanit. Partnerët e tyre janë njerëz nga nëntoka serbe.
Veprimet e BDI-së janë tërësisht në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve strategjikë të Maqedonisë, BE-së dhe SHBA-së.
Gjithnjë e më shpesh, BDI identifikohet me veprimet e Levicës. Ulja pranë njëri-tjetrit në bankat parlamentare duket se i ka afruar.

Interpëlancat e BDI-së janë qesharake. Është për të ardhur keq niveli ku ka rënë kjo parti duke ndjekur mendësinë e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Shqiptarëve në Maqedoni u nevojitet një parti opozitare serioze, e jo një strukturë kriminale e gatshme të shesë këdo për të mbrojtur veten.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramabaja: Diaspora voton lirshëm, e çliruar nga ndikimi klientelist

Story i radhës

Shqiptari shënon në Angli por nuk e shmang disfatën e thellë

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë